Këshilltari i Ramës: Në korrik PD tha maska duhet me detyrim, tani e quan gabim. Kryetarja e LSI s’e njeh më virusin

Këshilltari i Ramës, Endri Fuga ironizon ish-ministrin e PD Tritan Shehu, për deklaratat e këtij të fundit për mbajtjen e maskës, si masë për parandalimin e përhapjes së covid-19.

Sipas Fugës, në korrik Shehu shprehej se maska duhej me detyrim dhe në ambientet hapura, kurse tani 4 muaj më pas thotë se është gabim.

“Po tani 4 muaj me vone doktori thote se maskat ne ambiente te hapura jane gabim, kurse doktoresha virusin se njeh me hic fare”, shkruan Fuga. Komentin ai e bën teksa shpërndan një status në Twitter të gazetarit Ardit Rada.

“Doktori me i mire i PD, Tritan Shehu, kerkonte ne korrik qe maskat te beheshin me detyrim ne ambientet e hapura. Doktoresha e LSI, M.Kryemadhi thoshte ne maj se Covid eshte gjetur edhe te lengu i ananasit. TE VEJME NE JETE MESIMET E PLANIT ME 5 PIKA”, shkruan Rada.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT