“Këto tre muaj nuk kanë për të qenë të lehtë”/ Manastriliu tregon çfarë pritet në vjeshtë-dimër

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi sot se këto tre muaj nuk do të jenë aspak të lehtë.

Ajo bëri thirrje për zbatimin e rregullave të thjeshta, si mbajtja e maskës apo edhe ruajtja e higjienës personale.

“Situatë delikate, serioze dhe e vështirë. Nëse krahasojmë numrat flasin për një rritje të qëndrueshme. Rritja ka ardhur si pasojë e disa elementëve që ne i prisnim, si rihapja e shkollave, rihapja e bareve e restoranteve në ambiente të mbyllura

Vjeshtë-dimri ka sjellë rritje të numrit të të infektuarve në Europë dhe botë. Shumë vende kanë filluar vendosjen e masave agresive, jo duke vajtur në karantinë, por duke kufizuar lëvizjet, vendosjen e orareve në bare dhe restorante.

Këto tre muaj nuk kanë për të qenë fare të lehtë. Do rriten të infektuarit, do rriten shtrimet, do kemi nevojë për më testime”, deklaroi ministrja.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT