Kodi Zgjedhor/ Rama refuzon BE-në dhe nuk pret ‘Venecian’: Parlamenti do rishprehet pa humbur kohë

Kryeministri Edi Rama ka refuzuar apelin e Komisionerit të BE, Oliver Varhelyi, për të pritur qëndrimet e Komisionit të Venecias për Kodin Zgjedhor.

Kreu i qeverisë, përmes një reagimi në twitter, shprehet se Kuvendi nuk do presë për të rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta.

“Mendimi i Venecias është gjithnjë i mirëseardhur, por për një ligj të votuar dhe të refuzuar nga Presidenti, procedura është e qartë: Refuzimi i Presidentit pranohet ose rrëzohet nga parlamenti! PARLAMENTI DO TË RISHPREHET PA HUMBUR ASNJË DITË!

Ky President i angazhuar si një ekstremist kundër Parlamentit dhe Qeverisë Shqiptare, s’merr dot peng askënd dhe asgjë përveç institucionit që fatkeqësisht ka marrë peng!Opinioni i Venezias mirësetëvijë kur të vijë, por koha për këto zgjedhje s’pret asnjë ditë jashtë procedurave.“, shkruan kryeministri Rama.

Pasi riktheu në Kuvend ndryshimet në Kodin Zgjedhor, presidenti Ilir Meta iu drejtua edhe Komisionit të Venecias për një opinion. Kjo solli reagimin e Oliver Varhelyi, i cili i kërkoi qeverisë që të presë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT