Kodi Zgjedhor/ Raporteri për Shqipërinë në PE apel Ramës: Prit vendimin e Venecias

Raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian, David Lega ka reaguar në lidhje me ndryshimet e reja në Kodin Zgjedhor.

Ashtu si kolegu i tij, Oliver Varhelyi, Lega i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që të presë për vendimin e Komisionit të Venecias, para se Kuvendi të rrëzojë dekretin e presidentit Ilir Meta

“Jam dakord me komisionetin Oliver Varhelyi. Parlamenti Shqiptar dhe kryeministri Edi Rama duhet të presin për vendimin e Komisionit të Venecias, që do të jetë qasja demokratike. Zgjedhje të ndershme dhe të lira në prill të 2021”, shkruan Lega në Twitter.

Pasi riktheu në Kuvend ndryshimet në Kodin Zgjedhor, presidenti Ilir Meta iu drejtua edhe Komisionit të Venecias për një opinion. Kjo solli reagimin e Oliver Varhelyi, i cili i kërkoi qeverisë që të presë.

Por kryeministri refuzoi apelin, duke thënë se parlamenti do rishprehet pa humbur kohë.

“Mendimi i Venecias është gjithnjë i mirëseardhur, por për një ligj të votuar dhe të refuzuar nga Presidenti, procedura është e qartë: Refuzimi i Presidentit pranohet ose rrëzohet nga parlamenti! PARLAMENTI DO TË RISHPREHET PA HUMBUR ASNJË DITË!

Ky President i angazhuar si një ekstremist kundër Parlamentit dhe Qeverisë Shqiptare, s’merr dot peng askënd dhe asgjë përveç institucionit që fatkeqësisht ka marrë peng!Opinioni i Venezias mirësetëvijë kur të vijë, por koha për këto zgjedhje s’pret asnjë ditë jashtë procedurave.”, shkruante kryeministri Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT