Komisioneri për Zgjerimin apel qeverisë: Prisni Venecian, pastaj rivotoni Kodin Zgjedhor

Komisioneri i Bashkimin Europian për Integrimit, Oliver Varhelyi, i ka bërë thirrje mazhorancës që të mos votojë përnjëherë rrëzimin e dekretit të Presidentit Ilir Meta, por të presë qëndrimet e Komisionit të Venecias për Kodin Zgjedhor.
Menjëherë pas konferencës së shtypit të Presidentit Meta, Komisioneri Varhelyi shkroi në Twitter se “Besoj që Komisioni i Venecias do të sigurojë këshilla të shpejta për palët e interesuara shqiptare mbi zbatimin e Ndryshimeve Kushtetuese të 30 korrikut. Parlamenti duhet të marrë në konsideratë pritjen për të rivotuar pasi të merren parasysh këto këshilla. Në këtë drejtim shikoj që të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme në prill 2021”.
Deklarata e Komisionarit Evropian për Zgjerimin, ka ardhur pikërisht pas qëndrimit të kryeministrit Edi Rama, i cili tha se mazhoranca do të kalojë pa pikë pa presje të njëjtin draft për Kodin. Qëndrimi i Komisionerit është një frenim i pastër ndaj Ramës dhe duket se do të sjellë një zhvillim të ri mes mazhorancës dhe opozitës./GazetaShqip
#Albania electoral code: I trust @VeniceComm will provide swift advice to Albanian stakeholders on the implementation of Constitutional Changes of 30 July. Parliament should consider waiting w revote to take this advice into account. Look fwd to free&fair elections in April 2021.
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) October 26, 2020