Koncert në Presidencë, Meta pret artistë shqiptarë: Kënaqësi të ndiqja tenorin e shquar Armaldo Kllogjeri (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta ka mbledhur sot në Presidencë artistë të shquar shqiptarë për të organizuar një koncert.

Keu i Shtetit thotë se pati kënaqësinë të ndiqte tenorin e shquar Armaldo Kllogjeri me sopranon Mariana Leka.

Ai thotë se artistët shqiptarë do të jenë gjithmonë të mirëpritur në Presidencë si simbol në mbrojtjen e promovimit të artit e kulturës.

Shënimi i Metës

Në kuadër të aktiviteteve “Artistët shqiptarë në Presidencë”, pata kënaqësinë e veçantë të ndiqja sot koncertin e tenorit tonë të shquar Armaldo Kllogjeri, me pjesëmarrjen e artistëve të mirënjohur, soprano Mariana Leka, bariton Solen Alla, në piano Ardita Bufaj dhe harp Aida Kasmi.
Një mbrëmje e jashtëzakonshme artistike, ku së bashku me personalitete të shquara të kulturës shqiptare, intelektualë e diplomatë shijuam interpretimin mjeshtëror të disa prej kryeveprave operistike botërore të kompozuara nga Mozart, Beethoven, Verdi e Puccini, si dhe këngë të bukura shqiptare, pjesë e trashëgimisë sonë të vyer kulturore.
Artistët shqiptarë do jenë gjithmonë të mirëpritur në Institucionin e Presidentit, simbol në mbrojtjen dhe promovimin e artit, kulturës dhe trashëgimisë sonë kombëtare.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT