Koronavirusi/ Rritet numri i pacientëve të shtruar në spitale, ja sa janë terapi intensive dhe sa në intubim

Prej javësh tashmë, numri i rasteve të reja me koronavrius të regjistruar në vend është rritur ndjeshëm, ndërsa po ashtu ka shënuar rritje edhe numri i personave të shtruar në spital.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se aktualisht në spitalet covid po trajtohen 301 pacientë, përkundër 291 dje.

15 pacientë janë në terapi intensive nga 13 dje, ndërsa në intubim janë 6 pacientë, përkundër 5 dje.

Në 24 orët e fundit, në vend u regjistruan 319 raste të reja me koronavirus, ndërsa tre persona humbën jetën.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT