‘Krenar që mora pjesë në Forum’, Mike Pompeo falenderon shqiptarët: Heronj që mbrojtët hebrenjtë me jetën tuaj!
Sekretari i Shtetit Mike Pompeo ka publikuar një video-mesazh në tëitter, ku teksa shprehet krenar që mori pjesë në Forumin Ballkanik Kundër Antisemitizmit, falenderon Shqipërinë dhe shqiptarët për heroizmin e treguar gjatë Luftës së Dytë Botërore.
“Përshëndetje të gjithëve. Sekretari i shtetit Mike Pompeo këtu. Jam krenar që iu bashkova Forumit Ballkanik 2020 kundër antisemitizmit. Faleminderit të gjithë heronjve shqiptarë, miq të vërtetë të SHBA-ve, që strehuat hebrenjtë në shtëpitë tuaja. Populli shqiptar refuzoi të japë hebrenjtë te nazistët duke rrezikuar jetën e tyre…”
“Krenar që mora pjesë virtualisht në Forumin e Ballkanit 2020 Kundër Anti-Semitizmit në Shqipëri – një mundësi e rëndësishme për t’i dhënë homazh trashëgimisë së Shqipërisë, të lirisë dhe harmonisë fetare dhe përpjekjeve të rajonit të Ballkanit për të luftuar antisemitizmin. Të gjithë kemi pjesë në këtë përgjegjësi”, shkruan Pompeo krahas videos.
Proud to virtually join the 2020 Balkans Forum Against Anti-Semitism in Albania–an important opportunity to pay tribute to Albania’s legacy of religious freedom and harmony and the Balkan region's efforts to combat anti-Semitism. We all share in this responsibility. pic.twitter.com/yNqouH8sPO
— Secretary Pompeo (@SecPompeo) October 29, 2020