Kryemadhi: Më 25 prill shkatërrojmë “fenomeni” Rama, do ta shkelim me këmbë si mizë

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi zhvilloi një takim me një grup të rinjsh që votojnë për herë të parë, të cilëve iu tha se kryeministri Rama po mban peng të ardhmen, ndërsa shtoi se shqiptarët janë kthyer në makthin e kryeministrit.

“Ai ka frikë nga bizneset e Elbasanit, të cilat janë mbyllur çdo ditë. Ai ka frikë nga gratë naftëtare në Ballsh, të cilave u ka vjedhur pagën e 20 muajve dhe vazhdon t’i vjedhë edhe minutat e jetës së tyre.

Ai ka frikë nga mjekët, nga infermierët. Ai ka frikë nga një grua që qesh në mes të rrugës dhe e arreston. Ai ka frikë nga mësuesit.

Por mbi të gjitha ka frikë nga ju. Sepse ju jeni makthi i tij, frika e tij. Sepse vota juaj në 25 prill do të jetë një votë, e cila do ta dërrmojë atë, jo për Edi Ramën si Edi Ramë, sepse ai është i vogël, si një mizë që shkelet me këmbë, por për fenomenin Edi Rama, që merr peng të ardhmen e të rinjve dhe të rejave, që merr peng të ardhmen e fëmijëve të shqiptarëve” – tha Kryemadhi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT