Kryemadhi në një linjë me Metën: Do t’i thyej hundët Ramës, kryeministër i degraduar

Monika Kryemadhi duket se është në një linjë me presidentin Ilir Meta sa i përket përplasjes me kryeministrin Edi Rama.
Edhe pse qëndroi e heshtur disa ditë, teksa presidenti dhe kryeministri nisën një kurs akuzash dhe kundërakuzash, Kryemadhi ka ndryshuar strategji gjatë një takimi me strukturat në Durrës.
Teksa u shpreh se LSI do dalë forcë e parë, Kryemadhi shtoi se do t’i thyejë hundët, jo vetëm kryeministrit Rama por kujtdo që dëshiron të desinformojë Shqipërinë.
“Kjo është e ardhmja e fëmijëve shqiptarë, e cila është më e rëndësishme se e ardhmja politike e kujtdo politikani qoftë ky, duke filluar nga kryeministri ynë i degraduar me qenë se ka merakun e LSI-së, për të vazhduar me gjithë shpurën e tij. Kështu që unë përfitoj nga rasti të përshëndes të gjithë suflerët e kryeministrit të degraduar, që në Durrës do ta ketë jo LSI-në forcë të parë, por do ta ketë LSI-në në Durrës avangarde për të ndryshuar politikën e krimit që ka instaluar në Shqipëri dhe do të thyejë hundët jo vetëm Edi Rama, por kushdo që do kërkojë të bëjë atë që dashur të bëjë për të ndryshuar dhe për të deformuar qytetarët shqiptarë. Ajo që mendoj unë dhe që është shumë e rëndësishme sot më shumë se kurrë ne kemi nevojë për të biseduar më çdo qytetar, për të komunikuar me ta, për të qenë prezent, për të dhënë vizionin tonë. Sepse vizioni i LSI-së nuk është thjesht për të rindërtuar, ashtu siç rindërtoi Edi Rama xhepat e vet apo shtëpinë e ndonjë ministri, por jemi këtu për të rindërtuar të ardhmen e fëmijëve të Durrësit dhe të fëmijëve të të gjithë shqiptarëve. Faleminderit!”- tha Kryemadhi ndër të tjera.