Kur Amerika erdhi në Tiranë…

Kjo është një fotografi historike.
Njëra nga fotografitë më historike të historisë shqiptare të shekullit të XX-të.
Ministri i Jashtëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, James Baker, gjatë vizitës në Tiranë më 22 qershor 1991.
Në fotografi shihet edhe Muhamet Kapllani, ministri i fundit i Jashtëm i Shqipërisë komuniste.
Për Shqipërinë komuniste dhe për diktaturën gjakthithëse të shqiptarëve – asnjë fjalë të mirë.
Por për Muhamet Kapllanin po.
Në një periudhë delikate ai ishte diplomat që pështyu mbi ideologjinë dhe shikoi interesat kombëtare.
Përfshirë edhe fatin e Kosovës.
Më 1999, kur NATO bombardonte Serbinë, Muhamet Kapllanin e kam parë për herë të fundit duke folur për CNN.
Më duket jeton në SHBA. Është dëshmitar i historisë.(E.R)