Kush hedh firmë në kundërshtim me ligjin do mbajë përgjegjësi, Meta paralajmëron Ramën

Presidenti Ilir Meta dha alarmin për rrënimin e financave të vendit nga detyrimet e shkaktuara nga humbja e çështjeve në Arbitrazh.

Kreu i shtetit tha se pas heshtjes fshihen qëllime të errëta ndaj dhe apeli ishte i qartë. Ai theksoi se kushdo që hedh firmë do mbajë përgjegjësi.

“Jam këtu për të denoncuar veprimtarinë kriminale që po shkatërron financat e shtetit dhe të familjeve shqiptare. Përveç krizës politike tërësisht artificiale, padyshim që mund të sjellë një falimentim ekonomik dhe financiar.

Janë shumë çështje që mund të penalizojnë Shqipërinë, në shifra prej miliarda eurosh dhe dollarësh

Ka dyshime të arsyeshme për një lojë të dyfishtë korruptive të zyrtarëve të caktuar të qeverisë. Përfitojnë edhe nga kompania që merr apo trashëgon aktivitetin e investitorit që i zgjidhet kontrata, por bashkëpunojnë edhe me atë që humb kontratën.

Në këtë mënyrë në shkojmë drejt një katastrofë. Unë punoj me shkresa, sepse unë di të ndaj atë çka është shtetërore nga ajo që është politike dhe ajo që është personale.

Çdo firmë që hidhet në shtet në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjet, me pasoja në financat e vendi, mban përgjegjësi.

Zotëria në fjalë jep porosi dhe firmosin të tjerët. Rastet skandaloze në parlament, bën sikur flet në telefon dhe del jashtë. Ta mbajnë mend mirë sot të gjithë, se për çdo gjë që firmosin do mbajnë përgjegjësi të plotë nesër. Shqetësimi im kryesor është ky që kjo situatë skizofrenike, pa asnjë lloj përgjegjshmërie për vendin”, deklaroi Meta.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT