Kush po e strehon në Shqipëri “Hitlerin grek” të Agimit të Artë?

Ish-drejtuesi i partisë “Agimit të Artë” që u nxor jashtë ligjit në Greqi është arratisur prej disa ditësh pas daljes të një urdhër arresti në Greqi.

Mediat greke raportojnë se nënkryetari i Agimit të Artë Christos Papas i cili njihet si “Hitleri grek”, është arratisur pas urdhër arrestit ndaj tij. Hetimet po zgjerohen në Shqipëri dhe Itali pasi policia nuk përjashton mundësinë që ai të ketë ikur në një vend fqinj.

Përveç kësaj, avokati i tij në një intervistë për televizionin SKAI, nuk u përgjigj nëse klienti i tij është apo jo në Greqi dhe theksoi se ai nuk ka biseduar me të, sepse nëse një gjë e tillë do të ndodhte autoritetet do ta kishin më të lehtë për ta gjetur. Christos Papas është dënuar nga gjykata greke me 13 vjet e 3 muaj burgim.

Papas, ka vizituar disa herë Shqipërinë dhe ka qenë edhe në Himarë kur nxitur trazira dhe tensione. “Agimi i Artë” para disa vitesh ka lidhur relacione me disa elementë të OMONIA-s, kryesisht në zonën e Himarës.

Papas, para disa vitesh ka dhënë edhe intervista në mediat shqiptare ku kërkonte çlirimin e “Vorio Epirit”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT