Kuvendi i rrëzoi dekretin, vjen reagimi i Metës: Asnjë surprizë! Më ndiqni nesër në mbrëmje

Presidenti Ilier Meta reagon menjëherë pas votimit në Kuvend të ndryshimeve për Kodin e ri Zgjedhor.

Meta publikon një foto-montazh të Parlamentit, i tejmbushur nga plehrat, dhe i rikthehet shprehjes së tij që përdorte kur ishte në koalicion me Ramën, “ me qetësi dhe dashuri”.

“Asnjë surprizë nga Kuvendi njëpartiak i inceneratorëve dhe mbetjeve! Me qetësi dhe dashuri! Nesër më ndiqni tek “Zonë e Lirë” e Arian Çanit!”, shkruan Meta.

Kujtojmë se, në seancën e sotme plenare Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta për shqyrtimin e Kodit Zgjedhor të miratuar nga maxhoranca.

Në Kuvend kanë votuar 96 deputetë për rrëzimin e dekretit të Metës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT