Kuvendi nuk pret “Venecian”, rrëzon dekretin e Metës për Kodin Zgjedhor

Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta për shqyrtimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor të miratuar nga maxhoranca pa dakordësinë e opozitës jashtëparlamentare.
Pavarësisht disa thirrjeve nga zyrtarët e BE, për të pritur opinionin e Komisionit të Venecias, maxhoranca rrëzoi dekretin e presidentit.
Deputetët rrëzuan me 96 vota kundër dekretin e presidentit Ilir Metës për Kodin e ri Zgjedhor, duke lënë në fuqi formula e koalicioneve ku partitë duhet të grupojnë kandidatët në një listë të vetme.
Pak ditë më parë, kreu i shtetit i ktheu për rishqyrtim ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe i bëri thirrje Kuvendit dhe qeverisë ta rishikonin edhe një herë.
Kreu i shtetit iu drejtua edhe Komisionit të Venecias për opinion.