LAJM I FUNDIT/ Rekord të infektuarish në Shqipëri që nga nisja e pandemisë, 5 të vdekur nga Covid në 24 orë

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me Covid-19, një 64-vjeçar nga Elbasani, një 66-vjeçare nga Kurbini, një 73-vjeçare nga Korça, një 81- vjeçar nga Shijaku dhe një 75-vjeçar nga Tirana. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë kryer në 24 orët e fundit 1055 testime dhe janë konfirmuar 182 qytetarë të prekur me koronavirus.

Rastet ditore të identifikuara si rezultat i gjurmimit, testimit dhe hetimit epidemiologjik janë si vijon:

61 raste në Tiranë, 19 në Shkodër, 12 në Korçë, 9 në Lushnje, nga 7 raste në Fier, Berat, nga 6 raste në Durrës, Elbasan, Pogradec, nga 5 raste në Lezhë, Mallakastër, Gjirokastër, Prrenjas, nga 4 raste në Tropojë, Kuçovë, nga 3 raste në Sarandë, Dibër, nga 2 raste në Kukës, Kavajë, Vlorë, Rrogozhinë, Librazhd, nga 1 rast në Krujë, Fushë-Arrëz, Roskovec, Bulqizë, Skrapar.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 244 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë të kujdesshëm në zbatimin e rregullave të higjienës, distancimit dhe vendosjes së maskës.

Nga data 15 tetor maska ose barriera mbrojtëse prej tekstili bëhet e detyrueshme edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (13 Tetor 2020)

Raste të reja ditore ??182

Të shëruar ne 24 orë??90

Humbje jete në 24 orë??5

Testime ditore???1055

Testime totale ??100,953

Raste pozitive ??15752

Raste të shëruara ?9675

Raste Aktive ?? 5648

Humbje jete ?? 429

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë? 2869

Durrës 590

Shkodër 426

Korçë ?304

Fier ? 284

Lezhë 276

Elbasan 238

Vlorë ?203

Kukës 159

Berat ? 153

Dibër? 80

Gjirokastër 66

Back to top button
LAJMET E FUNDIT