Lajm i mirë/ Dita me numrin më të lartë të të shëruarve me Covid, ja sa persona fituan betejën me virusin

Një lajm i mirë ka ardhur nga situata me epideminë e koronavirusit në vend. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur se sot u regjistrua dita me numrin më të lartë të të shëruarve me Covid-19 në vend.
Përmes një postimi në “Facebook”, Manastirliu shprehet se gjatë 24 orëve të fundit, 230 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm!
Ndërkohë ditën e mërkurë, Ministria e Shëndetësisë informoi se në 24 orët e fundit u konfirmuan pozitivë me Covid-19, 131 persona në të gjithë vendin.