Rekord viktimash nga COVID në vend, ja sa raste të reja u rregjistruan në 24 orë

Shtatë persona kanë humbur jetën nga kronavirusi sot në vend, duke shënuar numrin më të lartë të vdekje në 24 orë që nga fillimi i pandemisë.

Ndërkohë. Ministria  e Shëndetësisë bën me dije se po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 284 raste të reja.

Numri i personave të shtruar në dy spitalet COVID ka shkuar në 285, ndërsa 103 persona fituan betejën me koronavirusin ën 24 orët e fundit.

Që nga fillimi i epidemisë, në vend janë regjistruar  19,729 persona pozitivë me COVID, ku raste aktive janë 8,434.

Numri i viktimave ka shkuar në 487, ndërsa deri më tani 10,808 persona janë shëruar.

COVID-19 – Statistika (27 Tetor 2020):

Raste të reja ditore                                     284

Të shëruar ne 24 orë                                 103

Të shtruar në spitale                                  285

Humbje jete në 24 orë                             7

Testime ditore                                             1278

Testime totale                    119,607

Raste pozitive                         19,729

Raste të shëruara      10,808

Raste Aktive                              8,434

Humbje jete                               487

Back to top button
LAJMET E FUNDIT