Lajmi për vizat/ Balla: I rremë, u fabrikua nga media e Berishës

Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla tha se lajmi që shqiptarëve u kthehen vizat në zonën Shengen, është i rremë.
Nga foltorja e Kuvendit, Balla akuzoi për përhapjen e këtij lajmi ish-kryeministrin Sali Berisha, ndërsa tha se ky lajm është fabrikuar nga media e tij.
Balla tha se qytetarët shqiptarë nuk duhet te tremben nga një lajm i tillë, duke theksuar bindjen se vendi do të hapë negociatat për anëtarësim në BE.
“Prej ditësh ka një përhapje të një lajmi të rremë në mënyrë ekskluzive nga prodhuesi më i madh në Europë Sali Berisha. Është një fatkeqësi e madhe për këtë vend. Ka gënjyer me paturpësi edhe nga portali Shkëlzeni.net, Syri Tv ku deklaron se qytetarëve shqiptarë duke nisur nga janari 2021 do kthehen vizat. Qytetarët e vendeve të programit ETIAS duhet të aplikojnë për vizë. Kjo është një gënjeshtër. Duhej bërë ky sqarim dhe delegacioni i BE. Kjo është shembulli më i qartë dhe është ndjekur nga të gjithë salinjtë e tjerë. Ajo që dua të them është që ne jemi krenar që sot jemi në një moment historik të rrugës tonë europiane. Unë jam besimplotë që Shqipëria do fillojë bisedimet dhe hapi i parë është konferenca e parë ndërqeveritare. Qytetarët shqiptarë nuk duhet të tremben nga ky lajm. Ne jemi shumë krenar që sot jemi në një moment historik të rrugës tonë evropiane. Gjithë ngazëllimi i Lulit, Pollos, Mulit e hulit që Shqipëria do ndahet nga Maqedonia e Veriut rezultoi të ishte një lajm i rremë. Këto janë çështje që kanë vlerë gjeostrategjike. Progres raporti i djeshëm ishte përgjigja e duhur” – tha Balla.