Letra e Trump/ A do ta hapë Shqipëria ambasadën në Jeruzalem? Ja përgjigjia e Ramës

Kryeministri shqiptar Edi Rama i është përgjigjur direkt Presidentit amerikan Donald Trump, i cili në një letër zyrtare i ka kërkuar që Shqipëria të njohë Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit.
Në konferencën për shtyp të përbashkët me homologun Avdullah Hotit, Rama deklaroi se Shqipëria i qëndron angazhimit të saj, edhe pse është një nga vendet që kanë pritur më shumë hebrej gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe nuk i dorëzuar tek nazistët.
“Ne për këtë çështje do t’i qëndrojmë linjës së Bashkimit Europian”, tha Rama, që do të thotë se Tirana zyrtare do të njohë Tel Avivin si kryeqytet të Izraelit.
“Shqipëria është vendi që ka pasur më shumë hebrej pas luftës se para. Është vendi ku hebrejtë kanë gjetur strehë. Është vendi ku shqiptar janë dorëzuar tek nazistët duke u paraqitur sikur janë ata hebrejtë që kishin marrë në shtëpi. Është vendi që ka një lidhje të vecantë me Izraelin. Në këtë aspekt është komplet e linjëzuar me BE”, deklaroi kryeministri.
Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, deklaroi se Asocacioni i Komunave Serbe është një çështje tashmë e mbyllur, pasi është vendosur që kjo të njihet dhe të zbatohet sipas Kushtetutës së Kosovës.@GazetaShqip