Letra e Trump për Ramën, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim: Pata nderin që…

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar për letrën që Donald Trump i dërgoi kryeministrit shqiptar, Edi Rama.
“Pata nderin t’ia dorëzoja Kryeministrit Edi Rama një letër nga Presidentit Donald Trump duke falënderuar udhëheqjen në Ballkan dhe Evropë; refuzimi i praktikave abuzive të Kinës; dhe mbështetjen e normalizimit ekonomik midis Serbisë dhe Kosovës si dhe Marrëveshjen e Abrahamit. #KrahPerKrah”, shkruan Kim.
Kreu i qeverisë shqiptare, Rama publikoi letrën e dërguar nga shefi i Shtëpisë së Bardhë.
Në letër, Trump falenderon Ramën për mbështetjen që Shqipëria jep për krijimin e rrjeteve të sigurta të telekomunikacionit duke e cilësuar një shembull të fortë në rajon.
Ndër të tjera ai thekson se shpreson që Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria së shpejti të nënshkruajnë një Memorandum Mirëkuptimi mbi sigurinë 5G, një marrëveshje që i hap rrugën vendeve të tjera në Ballkan të bëjnë të njëjtën gjë.