Lista/ Revolucion në kombëtare, Reja fton dhe dy lojtarë të Lokomotivës së Zagrebit. Ja “të dënuarit”

Shqipëria luan më 7 tetor kundër Armenisë miqësore, ndërkohë që më 11 dhe 14 tetor në plan janë ndeshjet e Nations League kundër Kazakistanit dhe Lituanisë.

29 futbollistë ka thirrur trajneri i Shqipërisë Edoardo Reja për ndeshjet e kombëtares kuqezi në muajin në tetor.

Kapiteni Hysaj, Roshi, Balaj, Sadiku e Cikalleshi janë lënë jashtë dhe pritet shpjegimi i trajnerit.

Marco Molla, i Italisë U19, është pjesë e listës së lojtarëve, ndërkohë që në mbrojtje spikatin dy debutues: Jon Mersinaj dhe Albi Doka.

Trajneri Reja mesfushën ja ka besuar Sherif Kallakut dhe Jon Mersinajt që luajnë te Lokomotiva Zagreb në Kroaci.

Sulmi është thuajse i gjithi i ri, me emra si Vrioni, Broja e Seferi, ndërkohë që mbeten pjesë e kombëtares Kamberi dhe Manaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT