Lufta mes 2 vendeve/ Turqia i kërkon Shqipërisë të dalë në krah të Azerbajxhanit: Armenia, fajtorja e vetme

Ambasadori turk në Tiranë, Murat Ahmet Joruk, ka folur së fundmi në lidhje me konfliktin mes Armenisë dhe Azerbajxhanit për rajonin e Nagorno-Karabakhut. Ai shprehet se Ajzerbajxhani ka nevojë për mbështetjen e partnerëve Europianë ku mes tyre duhet të jetë edhe Shqipëria.
Ai thotë se Shqipëria duhet të dalë në krah të Ajzerbajxhanit pasi në këtë mënyrë mund të mbrojë interesat e saj.
“Azerbajxhani meriton mbështetjen dhe simpatinë e justifikuar edhe nga aleatët tanë, përfshirë këtu Shqipërinë dhe partnerët e tjerë Europianë, që nga Gjeorgjia, Ukraina, Moldavia, duke pasur parasysh konfliktet në Abkhazi, Osetinë e Jugut, Krime, Donbas, apo Transnistria.
Armenia ka shënjestruar gjithashtu edhe gazsjellësat duke rrezikuar sigurinë energjitike, jo vetëm për rajonin, por për të gjithë Europën. Sulmet e saj ndaj degëve jugore të gazsjellësave që mbërrijnë në Europë, që kalojnë në Turqi, Bullgari, Greqi, Shqipëri dhe Itali do të lënë Rusinë si të vetmen furnizuese me gaz të të gjithë Europë. Mëngjesin e 27 shtatorit, forcat armene nisën bombardimin mbi pozicionet mbrojtëse azere dhe popullsinë civile”- tha për “Albania Daily News” , ambasadori turk në Tiranë, Murat Ahmet Joruk.