Majko i përgjigjet ministrit serb: Kriminelët tuaj e kanë pasur çmimin e lartë!

Përveç Edi Ramës, edhe ministri për Diasporën, Pandeli Majko ka sulmuar ministrin e Mbrojtjes së Serbisë Aleksandër Vulin.
Majko, është shprehur i indinjuar në lidhje me akuzat e Vulin, që i ka cilësuar si fyerje ndaj shqiptarëve, ndaj i është përgjigjur, duke i përmendur çmimin që komuniteti ndërkombëtar i kishte vënë dikur tre njerëzve më të kërkuar për krime ndaj njerëzimit: Sllobodan Milosheviç, Radovan Karaxhiç dhe Ratko Mlladiç.
Postimi i Majkos
Po publikoj një foto, si kujtesë historike, për Ministrin e Mbrojtjes të Serbisë, Aleksandar Vulin, që po përdor fyerjen si “sport” në marrdhënien me shqiptarët.
Duhet t’i kujtohet, besoj, se çmimi në kohë të vështira është ai më realisti. E kanë pasur 5 milionë dollarë!
Sot!… Edhe çmimin e biletës për të vajtur në Uashington duhet ta paguajnë vetë! @GazetaShqip