Manastirliu flet për skenarin më të keq të COVID-19: Nëse do kemi mbingarkesë, do përzgjedhim se kush do trajtohet!

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në fjalën e saj në parlament foli për një skenar të mundshëm në rast mbingarkese të sistemit shëndetësor.

“Nëse do kemi mbingarkesë, do përzgjedhim se kush do trajtohet!”, tha ajo.

Ministrja tha se ka patur një rritje të numrit të testimeve, ndësa po shtohen edhe kapacitetet spitalore.

“Nga qershori deri më sot është katërfishuar numri i testeve, po përgatitemi të përfshijmë dhe testin e shpejtë, atë të antigjenit. Do t’i qëndrojmë deri në fund që do të shtojmë kapacitetet spitalore, duke vendosur 4 struktura në Tiranë dhe duke përfshirë gjatë dimrit edhe spitalet rajonale. Që e gjithë sakrifica e bërë të mos shkojë kot duhet që të gjithë qytetarët të bashkohen në këtë luftë. Të gjitha masat që po ndërmarrim shkojnë në funksion të frenimit të përhapjes së virusit. Nuk duhet të shkojmë në mbingarkimin e sistemit shëndetësor, ndaj masat që jemi duke ndërmarrë sigurojnë që të mundemi të frenojmë epideminë. Por nëse nuk respektohen masat do të përballemi me kushtet se kush do të trajtohet i pari”, tha ministrja.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT