Manastirliu: Ja tre masat e rëndësishme për të fituar betejën me Covid-19
Në fjalën e mbajtur në Kuvend, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu shprehu mirënjohjen për të gjithë qytetarët që zbatuan udhëzimin për vendosjen e maskës jashtë shtëpisë.
Gjithashtu ajo ju përgjigj kryedemokratit Lulzim Basha për planin me 5 pika për rimëkëmbjen e ekonomisë nga pandemia e koronavirusit. “Kush nuk do të shohë qartë, mund ta përdorë këtë situatë për të bërë politikë”, tha ministrja, duke ju drejtuar Bashës.
“Vendosja e maskave jashtë shtëpisë është një hap drejt reduktimit të infeksioneve të virusit. Maska, higjiena dhe distanca janë tre masa për të fituar betejën, që nuk do të jetë e lehtë. Kush nuk do të shohë qartë, mund ta përdorë këtë situatë për të bërë politikë.
Edhe ata që janë jashtë parlamentit vijojnë të flasim për plane e pika, por unë besoj se është situatë serioze, duhet ta trajtojmë të tillë dhe duhet të jemi të gjithë bashkë, pasi është një virus që kërcënon jetën e shqiptarëve.
Kjo është një luftë e qytetarëve shqiptarë që duhet të zbatojnë rregullat për të shmangur mbylljen që do të ishte e detyrueshme nëse nuk do zbatoheshin rregullat. Duke qenë se jam e kënaqur që qytetarët e kanë mbajtur maskën sot, shpresoj të vazhdoj edhe në ditët e tjera. Ne do të shohim se si do të menaxhojmë këtë situatë duke bërë përpjekjet maksimale duke marrë masa që nga gjurmimi dhe testimi”, u shpreh ministrja