Manastirliu jep lajmin: Terapia me Remdesivir falas për pacientët në spitale

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, bëri me dije se është arritur marrëveshja për trajtimin e të sëmurëve me Covid në vend me Remdesivir.

Në një konferencë për shtyp, Ministrja bëri me dije se terapia do të jetë falas në spital, ndërsa Remdesivir është një terapi që po përdoret edhe në Amerike dhe Europë.

“Jemi përgatitur me disa skenarë për përfshirjen e spitaleve rajonale. Nuk është që e kishim menduar më parë, por kjo situatë na ka mësuar shuam dhe ka rezultuar sukses fakti që e kemi përqendruar trajtimin e pacientëve, edhe për të fituar eksperiencën e nevojshme.

Sot ju garantoj se 100% e terapive janë si dhe ato që kanë vendet e tjera. Kemi siguruar edhe terapinë e Remdesivir që përdoret prej pak kohësh në vendet e Europës dhe në Amerikë dhe arritëm marrëveshjen për të siguruar falas për qytetarët që do të trajtohen në spitalet tona”, tha Ministrja.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT