Marrëveshja për Hagën/ Gazetari tregon si u pasqyrua në mediat greke: Interpretohet edhe si mesazh për Turqinë

Korrespondenti i “TopChannel” në Greqi, ALeksandër Marku tha se takimi i kryeministrit Edi Rama me shefin e diplomacisë greke, Nikos Dendias, ka qenë një prej lajmeve kryesore në mediat greke.
Në një lidhje me Skype për “Open”, ai u shpreh se përgjithësisht takimi është komentuar me nota pozitive.
Ndërsa Marku lexoi titujt e disa mediave të vendit, ajo që tërhoqi vëmendjen ishte interpretimi i një televizioni.
Sipas gazetarit, marrëveshja e arritur për ta çuar çështjen e kufirit detar në Hagë, interpretohet nga televizioni si mesazh për Turqinë që ‘ja dhe me Shqipërinë po i zgjidhim problemet në mënyrë paqësore, pa qenë nevoja e armëve’.
“Ka qenë një prej lajmeve kryesore dhe mediat kanë transmetuar deklarata e dy udhëheqësve. Klima siç e përshkruajnë mediat, theksohet se ishte pozitive dhe tepër e ngrohtë. Disa prej mediave shkruanin: “Pozitive vizita”, “para se vendet të shkojnë në Hagë, duhen negociata dypalëshe, që mund të zgjasin 2 vite”, në një televizion interpretohet si mesazh për Turqinë që ‘ja dhe me Shqipërinë po i zgjidhim problemet në mënyrë paqësore, pa qenë nevoja e armëve’”, tha gazetari.