Mbajtja e maskave me detyrim në rrugë/ Ish-ministri: Për mua është dënim me vdekje

Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka komentuar vendimin e ri i qeverisë për ta bërë të detyrueshme mbajtjen e maskës kudo, si masë anti-Covid.

Ai thotë se bën pjesë tek grupi i personave që nuk mundet ta mbajnë maskën pa ndalim.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani tregon se ai është “pacient kronik mushkërish”.

“Për mua personalisht mbajtja e maskës pa ndalim në mjedise të hapura është e barabartë me dënim me vdekje”, shkruan Manjani.

“Ndaj nuk kam ndërmend të vdes nga një vendim administrativ i shtetit, që më ndalon të ventiloj mushkëritë e sëmura me ajër të pastër!

Maskën e mbaj rregullisht në mjedise të mbyllura dhe në vende ku ka tubime njerëzish, por nëse urdhërohem ta mbaj gjithmonë praktikisht ky urdhër është dënim kundër shëndetit e jetës sime.

Nuk jam revolucionar, as bëj thirrje për revolucion. Por maskë në ajër të pastër nuk mund të mbaj! Thjesht e kam të pamundur”, thekson Manjanji.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit

Për mua personalisht, si pacient kronik mushkërish, mbajtja e maskës pa ndalim në mjedise të hapura është e barabartë me dënim me vdekje.

Kur dal në mjedise të hapura përpiqet ti zgjedh që të siguroj ventilim maksimal mushkërive. Ndaj vendosja e një maske ma komplikon ndjeshëm këtë proçes të domosdoshëm natyral.

E ruaj veten sa më ska! Kam vite i mësuar me idenë e ruajtjes së vetes nga ndotja dhe virozat. Është afër mendsh të mendoj që policët apo qeveria e do shëndetin tim më shumë sesa unë vetë.

Ndaj nuk kam ndërmend të vdes nga një vendim administrativ i shtetit, që më ndalon të ventiloj mushkëritë e sëmura me ajër të pastër!

Maskën e mbaj rregullisht në mjedise të mbyllura dhe në vende ku ka tubime njerëzish, por nëse urdhërohem ta mbaj gjithmonë praktikisht ky urdhër është dënim kundër shëndetit e jetës sime.

Nuk jam revolucionar, as bëj thirrje për revolucion. Por maskë në ajër të pastër nuk mund të mbaj! Thjesht e kam të pamundur.

Njëkohësisht, nuk e kuptoj pse duhet të mbajnë maskë ata që e ka ë kaluar virusin?! Ata as japin e as marrin më virus.

Ndaj ata që bëjnë rregulla e ata që i zbatojnë duhet të kuptojnë se jo të gjithë njerëzit janë të mundur ti zbatojnë ato.

E përsëris: maska për tu mbrojtur në mjedise të mbyllura ose në vende me turma njerëzish po, duhet të jetë me detyrim, por jo gjithandej e jo për të pamundurit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT