“Mbyllja e vendit do shkaktonte…”/ Mjeku Kalo tregon si mund ta mposhtim Covid-19 (VIDEO)

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar mesazhin e mjekut Tritan Kalo mbi vendimin e mbajtjes së maskave.

Mjeku thekson se është më lehtë të parandalojmë se sa të kurojmë, duke këshilluar që maska nuk duhet të mbulojmë mjekrën, por dy vrimat hyrëse të ajrit, siç është hunda dhe goja.

“Mbyllja e vendit do shkaktonte shumë probleme dhe për ta mbyllur është kollaj, por problemi është për të mbyllur mundësinë e përhapjes së infeksionit në popullatë.

Dhe një nga këto mënyra për të mbyllur, ose për të pakësuar rrezikun e infeksionit, është pikërisht mbyllja e hyrjes së mikroorganizmit që quhet Sars-Cov 2 në rrugët tona të sipërme respiratore dhe mbajtja e një maske ose një mbulese të këtyre vijave për të pakësuar sasinë e depërtimit të virusit në organizmin tonë”, thotë Prof. Kalo në mesazhin e tij.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT