“Më mirë taksirati i maskës, se ai i mbylljes”- Rama poston videon dhe falënderon qytetarët

Kryeministri Edi Rama tha se ka një “super reagim” sot nga qytetarët për mbajtjen e maskës me detyrim kudo.

Me një shënim në facebook, ku k publikuar edhe një video, Rama falënderon qytetarët për respektimin e vendimit dhe mbajtjen e maskës.

“Më mirë taksirati i maskës, se sa taksirati i mbylljes prapë në shtëpi me javë të tëra”, thotë Rama.

Postimi i plotë:

super reagim sot me maskat edhe në rrugë

rrofshi, rrofshi, rrofshi, ju dua shumë

Njësoj si ju, kur vura maskën sot sa dola u mërzita pak, po më mirë taksirati i maskës, se sa taksirati i mbylljes prapë në shtëpi me javë të tëra, prandaj faleminderit për mirëkuptimin dhe MBANI MASKËN SAPO DILNI NGA SHTËPIA

Back to top button
LAJMET E FUNDIT