“Më vutë në pozitë të vështirë”- Varhelyi nga foltorja e Kuvendit: Më dhatë një vend ku ulen monarkët por…

Komisioneri europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, është sot i pranishëm në Tiranë, ndërsa mbajti dhe fjalën e tij në foltoren e Kuvendit, para deputetëve.

Ai u shpreh falënderues për “mikpritjen e ngrohtë”, ndërsa tha: “Më vutë në një pozitë të vështirë se më dhatë një vend ku duhet të ulen monarkët, unë nuk një jam i tillë”.

Ai theksoi se vendi i Ballkanit Perëndimor është në BE, ndërsa shtoi se Brukseli mbetet i angazhuar për këtë.

“Më vutë në një pozitë të vështirë se më dhatë një vend ku duhet të ulen monarkët, unë nuk një jam i tillë, faleminderit për mikpritjen e ngrohtë. Unë dëshiroj që të përçoj një mesazh të qartë, që do ta sjellim këto ditë në Ballkanin Perëndimor, ne jemi me ju, do u qëndrojmë pranë, që të bëheni shtete anëtare, të integruara në jetën tonë. Ballkani Perëndimor ka qenë përparësi për këtë komision.

Puna jonë ka vijuar në tre drejtime, rigjallërimi, negociatat dhe ekonomia. Fokusi ynë është për të ndihmuar në rimëkëmbjen ekonomike të rajonit. Kemi përgatitur planin e investimeve ekonomike që u miratua dje. Ky plan do të shërbejë për të promovuar rimëkëmbjen afatgjatë duke çuar në rritje të konsiderueshme ekonomike”, tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT