Mediat greke: Shqipëria “varros” vrasjen e Kacifas, po luan me Athinën

Grekët vazhdojnë t’i bëjnë jehonë ekstremistit Konstantinos Katsifas, i vrarë nga RENEA dy vjet më parë, pasi qëlloi me armë mbi policinë dhe terrorizoi Bularatin.

Mediat greke shkruajnë se Shqipëria po e varros çështjen e tij, duke mos nxjerrë një raport përfundimtar mbi vrasjen, edhe pse kanë kaluar dy vite.

Ato paralajmërojnë se do ketë një ankesë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, raporton Shqip.

Sipas tyre, “35-vjeçari humbi jetën në rrethana të paqarta, në fshatin e tij, sepse mbrojti të drejtën e tij për të deklaruar me krenari origjinën e tij kombëtare dhe për të ngritur flamurin grek”.

Mediat geke vijojnë më tej se duke thënë se “Tirana po luan jo vetëm me familjen e viktimës, por edhe Athinën, e cila ka kërkuar në mënyrë të përsëritur përfundimin e hetimeve”.

Shtatorin e kaluar, Kryeministri Kyriakos Mitsotakis i kishte kërkuar homologut të tij shqiptar – gjatë vizitës së tij në Athinë – për përfundimin e shpejtë të procedurave dhe lëshimin e një raporti përfundimtar mbi vrasjen e Katsifas. Në përpjekje për të justifikuar amullinë, raportojnë mediat greke, Edi Rama kishte përmendur dorëheqjet e vazhdueshme të Prokurorëve që kishin dosjen në duar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT