Merr fund, Kodi Zgjedhor miratohet me 97 vota pro, përçahet opozita e re

Nuik ka më surpriza, socialistët e votojnë me 97 vota pro Kodin Zgjedhor, duke marrë jo pak por 13 vota më shumë se sa duhet për ta miratuar.

Sipas Kushtetutës, ligjet me shumicë të cilësuar kërkojnë 84 vota, por opozitarët kanë dhënë një numër të madh të votave.

Ndërsa debati vijonte dhe sherri në sallë deputetët kanë votuar me letër për ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Me 96 vota pro në parim, dhe 97 vota në tërësi, ndërsa është votuar edhe KQZ e re.

Ndërsa 15 deputetë kundër dhe 5 abstenuam me votat e tyre. Votimi bëhet me fletë pasi deputetët janë të shpërndarë në sallën e Kuvendit për shkak të pandemisë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT