Meta flet gjermanisht në studio dhe i habit të gjithë: Nuk dal dot në rrugë se më thonë…

Presidenti i Republikës së Shqipërisë duke përmendur protestën e 2 majit të organizuar prej tij, tha se ata që dolën në shesh tani janë 10-fishuar, dhe se Rama do e marrë përgjigjen e duhur në 25 prill.

Ndërkohë, Meta foli gjermanisht në studion e “Zonë e Lirë” dhe tha: Alles zur richtigen Zeit (Çdo gjë në kohën e duhur).

Më tej, ai u shpreh se nuk del dot në rrugë sepse i kërkojnë që të shpërndajë parlamentin.

Meta: Nuk dal dot në rrugë se më thonë shpërndaje.

Çani: Më vijnë mesazhe më thonë ky duhet të jetë lideri i opozitës.

Meta: Unë sot jam lideri i shqipërisë jo i opoitës. S’më intereson të jem lideri i opozitës.

Curri: Nëse njerëzit nuk do motivohen të reagojnë fizikisht dhe shpirtërisht, pasi kodi e bën luftën jo të barabartë. Nuk ka zgjidhje tjetër veçse një reagim të fuqishëm.

Meta: Populli shqiptar në 25 prill do shkojë me muzikën e Avzi Nelës të votojnë. Do vendosin sovranitetin dhe do tregojnë që s’janë popull kavje, qw nuk iu ngrefet siç thotë ai, e keni dëgjuar e çfarë ka thënë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT