Meta paralajmëron Parlamentin: Mos votoni pa konsensus, ai që prek 5 qershorin mban përgjegjësi personale

Pak orë përpara votimit në Parlament të Kodit Zgjedhor, presidenti Ilir Meta nuk ka ngurruar të paralajmërojë mazhorancën dhe socialistët që të mos votojnë në mënyrë të njëanshme Kodin Zgjedhor.

Në koferencën për shtyp të përbashkët me presidentin boshnjak Xhaferoviç, u shfaq i ashpër duke kërkuar që të mos bëjnë gabimin që të votojnë Kodin e ri.

“I vetmi përjashtim që ne kemi vendosur te 5 qershorit dhe kemi rënë dakord është që të vendosim me listat e hapura 100%, çdo prekje e njëanshme e marrëveshjes të 5 qershorit do të jetë një faturë shumë e madhe dhe personale, për të gjithë ato që do të ngrenë dorën.

I kemi paralajmëruar të gjithë vetëm në këtë mënyrë, duke respektuar zgjedhjet e lira dhe demokratike ne arrijmë hapjen e negociatave”, theksoi Meta.

Ai e cilësoi si një puç personale dhe e pabesë, tinzare dhe antishqiptare dhe kundër integrimit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT