Meta reagon “flakë për flakë” ndaj Ramës: O Spiropalist ordiner, unë dua më shumë Margaritën se Monikën, sepse…

Presidenti Ilir Meta ka reaguar menjëherë sapo Rama ka mbaruar fjalimin në Asamblenë e PS-së. Presidenti Meta shkruan se do më shumë Margeritën se Monikën, pra bashkëshorten e tij, sepse ajo braktisi Parlamentin kundër dëshirës dhe vullnetit të rij.

Reagimi i ashpër i presidentit u bë nëpërmjet rrjeteve sociale. “O shoku thirri mendjes! Unë e dua më shumë Margaritën se Monikën! E di pse? Se Monika braktisi Parlamentin kundër dëshirës dhe vullnetit tim”, deklaroi presideneti

Më tej ai shkruan se “ndërsa Margarita në moshën 16-vjeçare shkruante në hartim: “Më pyet shpesh vëllai më i vogël: Motër përse na duhet Atdheu? Dhe unë i përgjigjem: Atdheu na duhet që të jemi të lirë!” Nuk ka Atdhe në botë pa Dëshmorë dhe Heronj o Spiropalist ordiner! LAVDI DËSHMORËVE DHE HERONJVE TË ATDHEUT!”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT