Meta sërish akuza Ramës: Vendimet e tij kanë ndikuar në shëndetin dhe jetën e qytetarëve

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka reaguar pas lajmit se në Shqipëri, janë rritur me 15 përqind rastet e reja me Coronavirus.

Sipas Metës, tensionet politike në vend kanë patur pasoja të rënda për shëndetin dhe jetën e qytetarëve, veçanërisht për ekonominë e tyre.

Në një status në Facebook, kreu i Shtetit, bën fajtor kryeministrin Edi Rama.

“Përshkallëzimi artificial i tensioneve politike në vend, që nga rrafshimi i pabesë dhe i paligjshëm i Teatrit Kombëtar në kulmin e pandemisë, e sidomos prishja e njëanshme e Marrëveshjes së 5 Qershorit nga Kryeministri në detyrë, jo vetëm që nuk i shërben stabilitetit politik dhe bllokon çeljen e negociatave për anëtarësim në BE, por ka patur dhe ka pasoja të rënda për shëndetin dhe jetën e qytetarëve, veçanërisht për ekonominë e tyre.
Koha për t’iu rikthyer Marrëveshjes së 5 Qershorit, si edhe bashkëpunimit për mirëmenaxhimin e pandemisë, është tani,” shkruan Meta.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT