Meta sfidon Ramën: Jap dorëheqjen nëse publikon datën, orën dhe emrin e kriminelit që kam takuar

Presidenti Ilir Meta ka sfiduar publikisht kryeministrin Edi Rama për të bërë publike emrin e personit të cilin ka takuar kreu i shtetit dhe që është objket i hetimit të OFL-së.
Sfidën Meta e bëri gjatë letrës së drejtuar anëtarësisë së asamblesë së Partisë Socialiste, duke iu përgjigjur kështu akuzave të kryeministrit Rama të lëshuar nga presidenti ka pasur biseda me persona të inkriminuar që objekt i Operacionit Forca e Ligjit.
“Ky njeri pa Atdhe, pa nder, pa vlera më akuzon sot se kam takuar skutave subjekte të OFL-së. I kërkoj publikisht të bëjë publik emrin, skutën dhe orën kur e kam takuar këtë personazh të botës së krimit dhe unë do të jap menjëherë dorëheqjen. Përndryshe, nëse nuk e bën këtë gjatë punimeve të Asamblesë së Partisë Socialiste, jam i detyruar të merrem çdo ditë me të dhe t’u faktoj shqiptarëve lidhjet e tij të tmerrshme me botën e krimit, dëmet ndaj çështjes kombëtare, dhe nuk do t’i ndahem derisa ta përzemë së bashku edhe nga Partia Socialiste”, deklaori Meta.
Kryeministri Edi Rama gjatë seancës plenare të 5 tetorit, akuzoi nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë Presidentin Ilir Meta se ka kontaktuar me shënjestrat e Operacionit Forca e Ligjit. Rama tha se Meta i takon nëpër “skuta katundesh”, viktimat e OFL-së. Kësaj deklarate Meta i është përgjigjur edhe më herët duke shtuar se Shqipëria nuk ka njohur kurrë trafikant më të papërgjegjshëm se sa Rama. Sipas Presidentit, i vetmi person me të cilin është takuar, që ka dhe rekorde kriminale është vetë Rama.