Meta shpërthen në akuza të forta: Rama, i vetmi person me rekorde kriminale që kam takuar

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i ftuar në Opinion foli për zgjedhjet e 25 prillit në vend.
Ai tha se nuk e sheh fare në aspektin se do të humbi PD dhe LSI, por se Edi Rama kërkon të mbajë me zorr pushtetin.
“Pas 30 vitesh në demokraci del një i marrë që thotë dua të rri përherë në pushtet. Me vërtetë je shumicë, por kur vijnë zgjedhjet jemi të barabartë. Vendi e zgjedh nëse do jesh sërish shumicë apo pakicë.
Shikoni Shqipërinë në renditje për trafiqe, pastrim parash. I vetmi person që unë kam takuar me rekorde kriminale.
Gazetari: Kush Rama?
Meta: Po
Gazetari: Me rekorde kriminale?
Meta: Po, mjafton të shikoni Shqipërinë në renditje për trafiqe, pastrim parash. I vetmi person që unë kam takuar me rekorde kriminale. Kush i futi në parlament të gjithë ata deputetë trafikantë droge e prostitutash.
Unë e kam vështirë të pi dhe një kafe se duhet të je mi ruajtur, më mbron Garda. Të gjithë shtëpitë e mia janë të ruajtura nga Garda, jo për mua, po për siguri kombëtare,” tha Meta.