“Metës i doli nga shpirti deklarata për Bashën”, Patozi: E kishte për kreun e PD, Ramën s’ka kush e merr peng

Një deklaratë e presidentit Ilir Meta sot gjatë konferencës me gazetarët është interpretuar në mënyra të ndryshme.

I pyetur për rolin opozitar të Lulzim Bashës, Meta ndër të tjera tha se “Ai është marrë peng”, ndaj të dalë e t’i thotë shqiptarëve kaq gjë, duke e krahasuar me ish-presidentin boshnjak Aija Izetbegoviç.

Presidenca menjëherë e sqaroi deklaratën duke thënë se i referohej kryeministrit Edi Rama, dhe jo Bashës. Por kreut të Bindjes Demokratike nuk i mbushet mendja kaq kollaj.

Astrit Patozi thotë se është e qartë që Meta e kishte për Bashën, madje “deklarata i doli nga shpirti”. Patozi tha në “ReportTv”, se ashtu siç vetë opozita dhe Meta shprehen, Ramën s’ka kush ta marrë peng.

“Ndërsa Bashën e merr peng qeveria”, u shpreh Patozi.

Deklarata e Patozit:

Ky ishte edhe krahasimi me Izetbegoviçin, në këtë kontekst, Bashën mund ta marrë peng qeveria, që gjasme e korrigjoi presidenca. Edi Rama nuk ka kush ta marrë peng se është njeriu më i pushtetshëm në Shqipëri, siç thonë Presidenca, opozita. Ky njeri nuk ka nga kush merret peng, në këtë kontekst ishte edhe deklarata e Metës, që Basha mund të merret peng nga qeveria. Ishte deklaratë që i doli nga shpirti. Ai ose mendon që Lulzim Basha është vërtet i kapur peng, ose mendon që LSI mund të humbasë atë rrol që ka pasur në këto vitet e fundit edhe për shkak të fuqizimit të Lulzim Bashës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT