Milaim Zeka: Aktakuza ndaj Thaçit dhe Veselit është konfirmuar, vendi shkon në zgjedhje

Ish-deputeti i Kosovës Milaim Zeka tha se akuza ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit i Partisë Demokratike në Kosovë, Kadri Veseli është e konfirmuar nëse Gjykata nuk e hedh poshtë këtë aktakuzë.

Në një intervistë që ka dhënë për A2 ai është shprehur ndër të tjera se Thaçi pas kësaj mund të jap dorëheqjen nga detyra dhe vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja.

“Aktakuza është e konfirmuar edhe këtë e dinë edhe këta persona. Për këtë ka ndodhur dje një takim. Tani do të kemi zhvillime të reja në Kosova. Nëse gjykata nuk del sot me deklaratë që aktakuza ndaj Thaçit dhe Veselit është hedhur poshtë, atëherë është e konfirmuar. Mosdeklarimi i Gjykatës sot e konfirmon aktakuzën. Thaçi mund të japë dorëheqje dhe ne mund të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Sipas meje, zgjedhjet do të mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm. Jam shumë i bindur që qytetarët e Kosovës do të shkojnë në zgjedhje të jashtëzakonshme në pranverën e ardhshme. Besoj se do ta kalojmë këtë periudhë në mënyrë të qetë, pasi Serbia është duke e vënë në dyshim ekzistencën e shtetit të Kosovës”, u shpreh Zeka.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT