Minishegeni Ballkanik, Rama takim online me Vuçiç dhe Zaev, Kosova ende nuk ka konfirmuar pjesëmarrjen

Kryeministri shqiptar Edi Rama, kryeministri maqedonas Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç do të zhvillojnë një takim online ku do të përpiqen të çojnë përpara iniciativën e Shengenit Ballkanit.
Në këtë takim është i ftuar edhe kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, por ai ende nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjene tij.
Kujtojmë se një prej pikave të marrëveshjes së firmosur nga kryeministri Avdulla Hoti në Shtëpinë e Bardhë është edhe ulja në tryezën e bisedimeve të Shengenit Ballkanik.
Lryeministri maqedonas Zaev në vizitën e fundit të Hotit në Shkup ia përsëriti ftesën homologut të tij, ku tha se Kosova duhet të afrohet me iniciativën rajonale të Shengenit Ballkanik me qëllim që të jetë prioritet për rajonin, pa dallim të çështjeve të hapura politike.