Ministri grek në Tiranë/ PDIU protestë, Idrizi: Policia ka bërë shtetrrethim, do protestojmë me çdo mënyrë

Teksa pritet të vijë në Tiranë, ministri i Jashtëm grek, Niko Dendia, po zhvillohen protesta ndaj tij në ambientet e jashtme të ministrisë së Jashtme.

Kryetari i Partisë Drejtësi, Integritet dhe Unitet, Shpëtim Idrizi ka dalë në një prononcim për mediat, në të cilën ka njoftuar se policia ka refuzuar kërkesën e PDIU për mbajtjen e një proteste paqësore përpara Ministrisë së Jashtme.

Idrizi tha se arsyeja që policia ka refuzuar dhënien e lejes për mbajtjen e protestës, është për shkak të masave anticovid ndërkohë që sipas tij, përditë shihet se PS dhe Edi Rama mblidhen sipas axhendave të tyre.

“Eshtë shtetrrethim i vërtetë nga policia, ne kishim bërë kërkesë të bënim protestë paqësore që ti kujtonim palës greke të heqin ligjin e luftës, për Çamërinë, apo për çështje të tjera që shqetësojnë shqiptarët.

Shqipëria boll ka humbur tokë e det. Fatkeqësisht leja dhe njoftimi ynë është refuzuar nga policia me justifikimi n e covid-it, ndërkohë ne kishim marrë masat të respektonim masat, është i turpshëm arsyeja që kanë gjetur, ne shohim përditë mbledhjet e asamblesë së Edi Ramës.

Në kohë Covidi Greqia kërkon kufijtë shqiptarë me duar të forta, jemi të detyruar të vendosemi përpara policisë së shtetit, ne nuk kemi dalë përpara atyre këtu por të mikut të paftuar që vjen këtu për të vijuar axhendën greke. Në këto kushte jemi të detyruar të vijojmë protestën me të gjithë mënyrat”, tha Idrizi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT