Ministria publikon të dhënat, më pak raste të reja, por më shumë viktima nga COVID

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se janë regjistruar 241 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në vend, një shifër më e ulët se ditën e djeshme, ku u regjistruan 319 të sëmurë.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit është shënuar një numër më i lartë viktimash se një ditë më parë, ku sipas Ministria e Shëndetësisë shtatë persona humbën jetën, nga gjashtë që u regjistruan dje.

Numri i të shtruarve në spitale ka shkuar në 301, ndërsa betejën me COVID, në 24 orët e fundit, e kanë fituar 92 persona.

Që nga fillimi i epidemisë, numri i personave të infektuar me koronavirus në vend ka shkuar në 20,875, ku 9,177 janë raste aktive. Numri i viktimave ka shkuar në 509, ndërsa ai i të shëruarve në 11,189.

COVID-19 – Statistika (31 Tetor 2020)

Raste të reja ditore 241

Të shëruar ne 24 orë 92

Të shtruar në spitale 301

Humbje jete në 24 orë 7

Testime ditore 1260

Testime totale 125,220

Raste pozitive 20,875

Raste të shëruara 11,189

Raste Aktive 9,177

Humbje jete 509

Vijon…

Back to top button
LAJMET E FUNDIT