Ministrja izraelite thirrje botës: Merrni shembull nga Shqipëria
Kërcënimet ndaj hebrejve

Pas kryeministrit Edi Rama, në Forumin Ballkanik të Anti-Semitizmit, foli edhe Ministrja e Diasporës e Izraelit, Omer Yankelevich.
Kjo e fundit i bëri thirrje të gjithë komunitetit global që të ndjekë shembullin e Shqipërisë në mbrojtje të hebrenjve.
Ajo tha se vitet e fundit ka pasur rritje të sulmeve ndaj të drejtave të njeriut dhe për ta luftuar këtë duhet të bashkohen të gjitha shtetet.
“Lufta kundër antisemitizmit është shumë e rëndësishme për të gjithë ne. Ministria e Diasporës për Izraelin ka luajtur një rol mjaft të rëndësishëm për këtë. Më 2019 kemi parë rritje të antisemitizmit. Britania e Madhe ka raportuar incidente, por edhe vendet e tjera. Kam folur me komunitetet, ka pasur sulm ndaj të drejtave të njeriut. Antisemitizmi po vjen nga të gjitha drejtimet.
Iu bëj thirrje të gjithë krerëve të parlamenteve që të jenë të gatshëm ta luftojnë këtë urrejtje dhe të luftojmë të gjithë së bashku për këtë. Zgjidhja duhet të jetë për të gjithë ne.
Shqipëria ka treguar se është vërtet mike e hebrenjve për mënyrën si i ka trajtuar dhe sigurinë që iu ka dhënë. Të gjitha vendet duhet të ndjekin shembullin e Shqipërisë në kuadër të hebrenjve. Për këtë iu bëj thirrje të gjithë autoriteteve në vende të ndryshme.
Shqipëria i ka mbrojtur shumë vite më parë hebrenjtë dhe janë vërtet për t’u admiruar dhe është një vend nga ku duhet të marrin inspirim edhe vendet e tjera”, deklaroi ministrja izraelite.