Mjeku Koraqi: Numri i të infektuarve në janar nuk dihet nëse do të 5-fishohet apo të 10-fishohet. Ja masat që po merren

Mjeku Andi Koraqi, anëtar i Komitetit të Ekspertëve, thotë se sistemi shëndetësor po përgatitet për të përballuar një shtim të rasteve.
“Strategjia e testimeve, nuk ka asnjë të dhënë numri i testimeve ul numrin e rasteve. E rëndësishme është gjurmimi dhe izolimi. Testimet janë më të mëdha në Italia pasi shkojnë në raport me numrin e popullsisë.
Gjurmimi i epidemiologëve bëhet 24 orë në 24. Në komitetin e ekspertëve, mjekët mbulojnë një pjesë të caktuar. Të gjitha masat që merren, është për të parandaluar krizën e sistemit shëndetësor. Numri i të infektuarve në janar nuk dihet nëse do të 5 fishohet apo të dhjetëfishohet, askush nuk mund ta di këtë, ndaj po merren masa.
COVID-19 është një virozë respiratore e cila e ka kulmin në sezonin e dimrit. Testimi laboratorik është i rëndësishëm për të bërë dallimin mes COVID dhe gripit sezonal. Të testohet me ato që quhen teste multiplekse, një testim që nxjerr dhe nëse je infektuar me COVID apo nëse është një virozë e stinës”, tha Koraqi për Report Tv.