“Mos blini maska…’/ Rama sqaron pse ndryshoi qëndrim për maskat: Ata që nuk kanë lekë…

Kryeministri Edi Rama deklaroi në emisionin OPINION se vendimi për mbajtjen e maskave në ambiente të hapura është marrë nga ekspertët.

Kreu i qeverisë, sqaroi edhe deklaratat e tij në mars kur bënte thirrje që të mos blinim maska. Si shembull, kryeministri solli qëndrimet e ndryshuara rë kryeekspertit amerikan, Fauci.

“Unë i dëgjoj dhe i marr këshillat nga ekspertët. Edhe Fauci, kryeksperti i SHBA, ndryshoi qëndrim për maskat. Unë flas me ekspertët e Komitetit. Para pak ditësh isha në Gjermani, nuk pashë askënd me maskë në rrugë, sot Gjermania e ka bërë me detyrim vendosjen e maskës. Të gjitha vendet do ta vendosin maskën me detyrim edhe jashtë. Pas hapjes së vendit ishte e pritshme që numrat të rriteshin. Maskat në vende si ne ku nuk mbahet distanca si në Suedi, maska është një kujdes.”

Për të gjithë ata që thonë se nuk kanë lekë për maskat, kryeministri i shpreh se i bën vetë maskat që ai përdor.

“Maskat mund të blihen dhe mund të bëhen vetë”, tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT