“Mos dekoro Heronjtë e Popullit”- Meta i përgjigjet Ramës: Mos luaj me interesat kombëtare, por shih të çelen negociatat

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili i bëri thirrje dje Kreut të Shtetit që të mos dekorojë Heronjtë e Popullit, ndërsa nuk la pa bërë edhe ironi.

I pranishëm në ceremoninë e 100-vjetorit të Luftës së Koplikut, Meta bëri thirrje që të mos luhet me interesat kombëtare të vendit dhe të mos merren ën gojë Heronjtë e Popullit apo Dëshmorët.

“Ftoj cilindo të mos bëjë lojë me interesat kombëtare të vendit sepse janë interesa të gjithë shqiptarëve. Të mos marrin më nëpër gojë as Heronjtë e Popullit, as Dëshmorët, të mos vënë në diskutim historinë e vendit tonë, por të shohin përpara që t’i çelim negociatat sa më parë”, tha Meta.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT