“Na duhen puntorë”, tërhiqet greqia për interesat e veta, hapet dogana e Qafë-Botës për kalimin e punonjësve sezonalë

Nga data 25 tetor deri në 10 nëntor do të hapet dogana në Qafë Botë, ku do të lejohet kalimi i punonjësve sezonalë shqiptarë drejt Greqisë. Punëtorët sezonalë pritet të kalojnë për të punuar në vjeljen e agrumeve në Greqi.
Kjo terheqje eshte bere nga pala greke pas shum presioneve dhe thirrje te bujkve greke te cilet dite e me shume po e ndjejne mungesen e krahut te punes, ku nje pjese te mire e zene emigrantet shqiptare.
Lajmi është bërë i ditur nga Jolio Dine, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike të Shqipërisë, pas komunikimit të tij me deputetin e Nea Dhimokratia për Igumenicën, Vasili Jojaka.
Raportohet se edhe testi për COVID-19 do të realizohet falas për punëtorët në doganë.